Përmes celularëve ata kanë shkrepur disa fotografi, të cilat i kanë shfaqur në ekspozitën kolektive që është organizuar nga programi i edukimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Ndërtesat urbane të qytetit të Prishtinës, semaforët, veturat, lojërat e fëmijëve dhe pëllumbat e dashuruar ishin subjektet e fotografive të pjesëmarrësve të kësaj punëtorie, transmeton emisioni Express në KTV.
Nxënësit e këtij projekti, nëpërmjet ligjëratave, kanë marrë njohuri rreth teknikave bazë të fotografisë dhe estetikës. Pjesë e projektit, “Laboratori i kreativitetit”, kanë qenë gjithsej katërmbëdhjetë të rinj.
Artikuj të ngjashëm