Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjykata në Vranjë ndalon shfaqjen e filmit “I pabesi”, të regjisorit shqiptar Gani Veseli

Gjykata e Lartë në Vranjë në Serbi ka ndaluar shfaqjen e filmit “I pabesi” të autorit shqiptar Gani Veseli, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Siç thuhet në përgjigjen e këtij institucioni për REL-in, trupi gjykues ka vlerësuar se është i bazuar propozimi i Prokurorit Publik se ky film “nxit diskriminim e urrejtje”.

Me një vendim të njëjtë Gjykata e Vranjës ka lejuar shfaqjen e filmit tjetër të Veselit, “Heshtja vret”, por me kusht që ndër të tjera të hiqen simbolet e Republikës së Kosovës nga pjesa hyrëse dhe përmbyllëse e filmit.

Producenti Veseli ka thënë se është i zhgënjyer me këtë vendim dhe se nuk do t’i heqë simbolet e Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës i ka financuar filmat.

Dy filmat e metrazhit të shkurtër të produksionit “Colosseum” nga Presheva, u gjetën në gjykatë pasi policia para premierës së tyre në Bujanoc në qershor, prnaoi një raportim se këta filma “nxitin urrejtje dhe diskriminim”. Autorët e mohojnë këtë.

Edhe Gjykata iraniane konfirmon dënimin me burg të regjisorit Jafar Panahi Kulturë 1 muaj më parë Gjykata iraniane konfirmon dënimin me burg të regjisorit Jafar Panahi

Publikut ende nuk i janë bërë të ditura të gjitha detajet e vendimit të Gjykatës së Lartë të Vranjës të marrë më 14 gusht.

Në përgjigjen e gjykatës, thuhet se filmi i “I pabesi” është në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit për Kinematografinë në Serbi.

Në këtë nen ndër të tjera thuhet se “është i ndaluar qarkullimi dhe shfaqja publike e një filmi që nxit diskriminim dhe përhap urrejtje kombëtare, racore e fetare”. 

Ndërkohë filmi i dytë i Gani Veselit, me titull “Heshtja vret”, u lejua të shfaqej por me disa kushte. Krahas kërkesën për heqjen e simboleve të Republikës së Kosovës nga titulli, po ashtu kërkohet edhe të tregohet se filmi nuk rekomandohet për persona nën moshën 16-vjeçare.

Ky është vendim i shkallës së parë, ni cili mund të apelohet dhe vendimin e shkallës së dytë e merr Gjykata e Apelit në Nish.

Ndërkohë regjisori Gani Veseli ka thënë se ndihet mjaft keq me vendimin e Gjykatës, pasi projekti është financuar nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Filmi i është kushtuar Preshevës dhe sigurisht se kam pasur dëshirën më të madhe që të shfaqet atje”, tha Veseli.

Edhe “The Pavilion” si revoltë ndaj të zezave në shtëpi të pleqve EXPRESS 10 muaj më parë “The Pavilion” si revoltë ndaj të zezave në shtëpi të pleqve

Ai ka thënë se nuk mund të pajtohet edhe me vendimin sa i përket filmit “Heshtja vret”, për të cilin Gjykata ka kërkuar që të hiqen simbolet e Republikës së Kosovës.

“Kam deklaruar në gjykatë se nuk do ta heq logon e Republikës së Kosovës, pasi etika ime profesionale dhe morali im s’më lejon ta bëj këtë. Para se gjithash (shteti i Kosovës) është financuesi i drejtpërdrejt i filmit”, ka thënë Veseli.