Dhjetëra punime shkencore janë përmbledhur në tre vëllimet e numrit 49 të revistës “Gjurmime Albanologjike” të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Studime nga sesioni i Filologjisë, Historisë dhe Etnologjisë janë pasqyruar në numrin e ri të revistës. Në të janë përfshirë edhe studime të bashkëpunëtorëve të jashtëm.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, thotë se këto hulumtime janë literaturë e rëndësishme.
Vëllimin më të ri të revistës “Gjurmimet Albanologjike”, dega e Historisë ua ka kushtuar hulumtimeve të Zekria Canës.
Folklori dhe Etnologjia këtë herë janë fokusuar në analizat që kanë të bëjnë me ritet dhe mitet e kulturës shqiptare.
Revista “Gjurmime albanologjike” është botim me traditë gati pesëdekadëshe.
-
Ndihmesë në hulumtimin e “Gjurmimeve albanologjike” – seria e shkencave filologjike
-
Një gjysmëshekull kontributesh të folklorit dhe etnologjisë
-
“Java e Albanologjisë” bashkon në Prishtinë gati 100 studiues
-
Nisin ‘Ditët e Albanologjisë’, këtë herë do të prezantohen 56 botime të reja
- Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës (3)