Lokacioni i saktë që mjeshtri holandez Vincent van Gogh ka paraqitur në pikturën e fundit është gjetur, ani pse ka qenë një pamje e qartë për shumë vite, në mes të një grumbulli pemësh, në një zonë rurale afër Parisit. Ekspertët thonë se zbulimi hedh dritë mbi gjendjen e stresuar të piktorit në ditën në të cilën besohet se e ka vrarë veten.
Një hulumtues holandez ka vënë re se skena e përshkruar në veprën e fundit të artistit problematik, “Tree Roots” ishte e dukshme në një kartolinë të zbehtë, në të cilën shfaqte një njeri duke qëndruar afër biçikletës së tij, në një rrugë në fshatin Auvers-sur-Oise, 35 kilometra në veri të Parisit. Van Gogh kaloi javët e tij të fundit në fshat dhe përfundoi një duzinë pikturash. Sa për të ndihmuar, kartolina përfshinte edhe emrin e rrugës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZbulimi nga Wouter van der Veen, drejtor shkencor në institutin “Van Gogh” në Francë, jep një pasqyrim të orëve të fundit të artistit. Nënkupton që historianët e artit mund të shohin se Van Goghu ka punuar në pikturë deri në fund të mesditës, që do të thotë se ka kaluar shumicën e ditës së tij i koncentruar në kanavacë.
“Ka pasur shumë spekulime për gjendjen e tij mendore, por një gjë është e qartë që ai ka kaluar goxha do kohë duke punuar në këtë pikturë, deri në mesditë. Ne e dimë këtë prej dritës që bie mbi veprën e tij”, ka thënë drejtoresha muzeut “Van Gogh” në Amsterdam, Emilie Gordenker. “Pra, që ta dini, ai ishte i dhënë pas punës deri në fund”, ka thënë ajo për “The Associated Press”.