Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjurmëve të Mozartit nga Salzburgu në Vjenë

Në rrugën kryesore të qytetit të vjetër të Salzburgut, në “Getreidegasse”, numër 9, qëndron një ndërtesë shumëkatëshe me ngjyrë të verdhë. E prekur nga modernizmi, meqenëse në katin përdhes ndodhet njëri prej dyqaneve të zinxhirit të supermarketeve “Spar”, ndërtesa dhe kuptimi i saj janë shumë më të vjetra krahasuar me këtë sipërmarrje tregtare bashkëkohore.

Në katin e tretë të kësaj ndërtese, në vitin 1747, do të vendosej bashkë me bashkëshorten e tij, njëri prej muzikantëve më premtues të Salzburgut, Leopold Mozart.

Ky është babai i Mozartit më të famshëm në histori, Wolfgang Amadeusit, i cili sikur mbetet në hijen e të birit të tij, medoemos më të talentuar. Por që për zhvillimin e këtij talenti të thatë, sipas dorëshkrimeve dhe dëshmive që kanë mbetur dhe ruhen, duket se rol të jashtëzakonshëm luan i ati, violinist...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)