Iniciativa e Fjalorëve të Oksfordit, e njohur si Gjuhët Globale të Oksfordit (OGL), ka shtuar gjuhën tatare në listën e saj të gjuhëve online.
Fjalori online ofron mundësinë e përkthimit të fjalëve dhe frazave nga gjuha tatare në atë angleze dhe anasjelltas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtorja e Fjalorit të Oksfordit, Judy Pearsall, ka thënë se “gjuha tatare ka një histori të pasur me origjinën që i daton në kohën e mesjetës dhe përtej asaj”.
Profesori Golshat R. Safiullina, i cili është i angazhuar në Institutin e Filologjisë, Leo Tolstoy, është cituar të ketë thënë se fjalori online “duhet të prezantojë kulturën dhe gjuhën tatare para gjithë botës”.
Iniciativa, Gjuhët Globale të Oksfordit nga Fjalorët e Oksfordit është prezantuar në shtator të vitit 2015.