23 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze, e cila ndryshe njihet edhe si “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”. Ndonëse në Kosovë ajo njihet si gjuha e dytë më e përdorur dhe si gjuhë zyrtare, nuk është organizuar ndonjë aktivitet për shënimin e saj.
Gjuha angleze është gjuhë e përmasave botërore, e cila në shumë vende njihet si gjuhë zyrtare, ndërsa në shumicën e vendeve ajo përdoret si gjuhë e dytë, falë së cilës arrijnë të komunikojnë njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme, shkruan kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është gjuhë dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re, si dhe një numër vendesh tjera.
Gjuha angleze i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermane. Gjatë historisë, ajo është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermane që fliten në Evropën kontinentale.