Prishtinë, 22 qershor - Fotografë nga vendi e bota deri më 15 korrik kanë kohë që nëpërmjet ekspozitës ta zbërthejnë qasjen e tyre ndaj fotografisë. Galeria Kombëtare e Kosovës tashmë ka lansuar thirrjen për edicionin e 15-të të ekspozitës dhe çmimit ndërkombëtar të fotografisë "Gjon Mili”.
Fotografitë garuese duhet t’i përgjigjen konceptit të kuratorit Alfredo Cramerotti, që titullohet “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”. Për këtë temë ai është inspiruar nga epoka e re digjitale e fotografisë, mënyrës së involvimit në krijimin e imazheve dhe qasjes që sot i bëhet fotografisë. Ai shtron një hipotezë, të cilën mëton që kandidatët ta vënë në pikëpyetje përmes punimeve të tyre. Në konkurs për ekspozitën dhe çmimin që tashmë janë bërë bienale, specifikohet që aplikuesi duhet të dërgojë fotografi ose koncept që reflektojnë konceptin kuratorial. Fituesi shpërblehet me çmimin kryesor prej një mijë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një përshkrim që Cramerotti i ka bërë idesë së tij kuratoriale ka shkruar se duke shkuar përtej një ekspozite klasike të fotografisë, “Gjon Mili 2017” do të ekspozojë një narrativ të zgjeruar të fotografisë përmes objekteve fotografike, instilacioneve, projeksioneve, informatave të gjalla, vizuale dhe “letër-mureve të lëvizshme”, që do të testojnë racionalen kuratoriale dhe do të angazhojnë vizitorët në një shteg të zbulimit, vetëreflektimit dhe hulumtimit të hapur për statusin e kulturës vizuale të fillimshekullit XXI (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.