Gjilan, 31 maj – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit Shpresa Hajdari, gjatë një konference për shtyp tha sot se Teatri i Qytetit duhet të përgatis katër premiera brenda vitit, ndërsa paralajmëroi se ai sivjet do të fillojë të përgatisë shfaqje edhe për fëmijë.
Ajo ka rikujtuar se po punohet në shtëpitë e kulturës në Llashticë, Zhegër dhe Përlepnicë.
Drejtoresha Shpresa Hajdari ka njoftuar se në kuadër të punëve që janë duke bërë është përcaktimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, që në Gjilan të ndërtojë dy fusha ndihmëse për klubet sportive “Drita” dhe “Gjilani”.
Edhe sa i përket Stadiumit të Qytetit ajo tha se janë duke monitoruar punën që po bëhet atje. Pritet që ai Gjilanit do t’i japë një pamje krejt ndryshe dhe njëkohësisht do të jetë motiv për sportin e sportdashësit që të vazhdohet tutje me angazhime konkrete dhe mbështetje më të madhe të donatorëve për sportin.
Në sektorin e rinisë drejtoresha ka përmendur angazhimin që bënë ky sektor, i cili tashmë ka edhe shtëpinë e aktiviteteve me të rinjtë dhe organizatat e ndryshme rinore.
-
Teatri i Gjilanit me synime për të nxitur dialog shoqëror, buxheti ankesë e përhershme
-
Hyseni thotë se dy çerdhe që po ndërtohen në Gjilan, pritet të hapen këtë vit
-
Në Gjilan premtohet ndërtimi i një fushe futbolli
-
Pa mbaruar stadiumi i qytetit, në Gjilan premtohen projekte të reja në futboll
-
Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan