E vendosur në periferi Berlinit, “Babelsberg” ka qenë midis turbullirash pasi kompania amerikane “Cinespace” - një degë e kompanisë së pasurive të paluajtshme “TPG Real Estate Partners” (TREP) - u bë aksionari kryesor në fillim të vitit, qëkur pothuajse asnjë filmim nuk është punuar.
Regjisori gjerman i filmit dhe fituesi i “Oscarit”, Volker Schlöndorff, e shtoi frikën derisa foli për “rrezikun” që i vinte ekzistencës së studios. Ai ka thënë se qëkur kompania amerikane “Kino Bidco”, një degë e “Cinespace”, u bë një nga palët kryesore të interesit, pothuajse nuk kishte ndonjë film që prodhohej në studiot historike. Schlöndorff, i cili gjithashtu ka shërbyer si drejtues i studios “Babelsberg” në të kaluarën, paralajmëroi se studioja mund të fshihet nga ekzistenca.
Në fillim të kësaj jave kancelari gjerman, Olaf Scholz, foli në mbështetje të ruajtjes së studios “Babelsberg” mes frikës për të ardhmen e studios më të vjetër të filmit në shkallë të gjerë në botë. Ai ka thënë se donte të mbante biznesin shumë miliardë dollarësh të prodhimeve filmike dhe televizive në Gjermani.
“Ne do të marrim vendime të gjera më së voni gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Scholz gjatë një vizite në studiot e filmit. Industria “duhet të mbahet këtu dhe gjetkë në Gjermani, sepse pasi të jetë zhdukur, është e vështirë të rindërtohet”, shtoi ai.
Bashkëdrejtori ekzekutiv i “Babelsberg”, Andy Weltman, bëri thirrje për stimulim tatimor konkurrues, në mënyrë që Gjermania “të luajë edhe një herë një rol udhëheqës” në prodhimin e filmit.
Sipas një parashikimi, të ardhurat e industrisë së filmit në Gjermani deri në vitin 2025 do të jenë rreth 10.5 miliardë euro dhe kryesisht në ngecje.
Edhe
Shkurtimet buxhetore do ta godasin kulturën në Gjermani
E themeluar në vitin 1912, studio e filmit “Babelsberg” konsiderohet si djepi i filmit gjerman dhe studioja më e vjetër në shkallë të gjerë në botë. Sot studiot kanë, ndër të tjera, 21 studio moderne, komplete në natyrën që mbulojnë më shumë se 173 mijë metra katrorë, si dhe magazinën më të madhe mbështetëse në Evropë.
Ndër filmat e xhiruar në Babelsberg ishin “Metropolis” i vitit 1927 nga Friedrich Wilhelm Murnau dhe “Engjëlli blu” i Marlene Dietrich më 1930.
Viteve të fundit “Babelsberg” u përdor për “Basterds Inglourious” të Quentin Tarantino dhe “Grand Budapest Hotel” nga Wes Anderson, si dhe për serialin “Babylon Berlin”.
-
Spielberg në “Berlinale”: S’u them kineastëve të rinj të largohen nga zyra ime
-
Martin Scorsese kritikohet për përdorimin e AI-së në krijimin e ilustrimeve të skenarëve
-
Yjet e Hollywoodit kundërshtojnë bashkimin e “Paramountit” me “Warner Bros.”
-
Leonardo DiCaprio i shqetësuar për të ardhmen e kinemasë