Kulturë

Gjeniu mysliman i shkencës që u harrua nga historia

Në vitin 1970, shkencëtari pakistanez, Abdus Salam, fitoi çmimin “Nobel” për fizikë. Puna e tij jetësore ishte esenciale për zbërthimin e teorisë së fizikës praktike që përdoret edhe sot e kësaj dite, dhe i ka vënë themelet e zbulimit më 2012 të grimcave Higgs – grimcë këto që ua japin të gjitha të nevojshmet masës së grimcave të tjera.

Salam ishte i pari pakistanez që e fitoi “Nobelin” dhe ngadhënjimi i tij duhej të ketë qenë moment historik për vendin. Por në vend të kësaj, tash e 40 vjet pas, rrëfimi për të kryesisht është lënë në harresë në vendin ku ai u lind – pjesërisht për shkak të identitetit të tij fetar, shkruan Koha Ditore.

Tani, dokumentari i ri i “Netflix”-it, “Salam, The First ****** Nobel Laureate” (Salam, I pari **** Laureat Nobeli), synon që t’i rikthejë Salamin dhe të arriturat e tij në qendër të vëmendjes.

“Salam ishte i pari mysliman që e fitoi një çmim ‘Nobel’ për shkencë”, thotë Zakir Thaver, njëri prej producentëve të filmit. “(Ai) ishte aq i përkushtuar ndaj rrënjëve të tij dhe në kërkesat e popullit të tij sa që barti turban në Stokholm gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit nga Mbreti i Suedisë”. Gjatë fjalimit në banketin e “Nobelit”, Salami citoi “Kur’an”-in.

Filmi e portretizon Salamin si besimtar të devotshëm, me gjithë rrethanat sprovuese, ndaj tri gjërave: fizikës, besimit dhe përkatësisë së tij kombëtare. Gjatë gjithë jetës, Salami ka qenë mysliman i përkushtuar. E dëgjonte pandërprerë “Kur’an”-in teksa punonte në zyrën e shtëpisë së tij në Londër. Kurrë nuk e parë besimin e tij si pengesë për t’u bërë shkencëtar. Ç’ është e vërteta, i pa këto të dyja si të ndërlidhura dhe u tha kolegëve se shumë prej ideve i kanë ardhur prej Zotit. Ai ishte në kërkim të një teorie unifikuese që do të shpjegonte gjithçka për fizikën e grimcave, që ishte në një linjë me besimet e tija fetare... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)