Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq nobelisti Peter Higgs

Peter Higgs

Peter Higgs, njeri i madh i shkencës britanike që lindi idenë e grimcës së bozonit Higgs, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Atij iu dha çmimi Nobel për Fizikë në vitin 2013 për punën revolucionare që tregon se si bozoni ndihmon në lidhjen e universit së bashku.

Ai vdiq në Edinburg të hënën, ka njoftuar Universiteti i kryeqytetit skocez.

Universiteti i Ediburgut e konsideroi Higgsin si “shkencëtar të talentuar, vizioni dhe imagjinata e të cilit kanë pasuruar njohuritë tona për botën që na rrethon”.

Peter Higgs është njeriu që qëndron pas teorisë së një grimce të re nënatomike në vitin 1964, e cila më vonë u emërua pas tij - bozon Higgs.

Edhe Vdiq James Watson, shkencëtari që zbuloi strukturën e dyfishtë të ADN-së Botë 8 muaj më parë Vdiq James Watson, shkencëtari që zbuloi strukturën e dyfishtë të ADN-së

Teoria e tij u konfirmua vetëm në vitin 2012, kur eksperimentet në qendrën kërkimore CERN vërtetuan ekzistencën e grimcës.

Një vit më vonë, Higgsit iu dha çmimi Nobel në Fizikë së bashku me kolegun Francois Englert për këtë teori.

Se sa domethënës ishte zbulimi në vitin 2012, dëshmon edhe fakti se shkencëtarët e shpallën këtë grimcë “hyjnore” sepse pa të nuk do të kishte materie.

Ekzistenca e bozonit Higgs është më e rëndësishmja për fizikën kuantike dhe shpjegon se si u thye simetria e dobët elektrike gjatë krijimit të universit dhe se një numër më i madh i grimcave nënatomike që kanë masë u thyen për shkak të saj.

Teoria e Higgsit tregon ekzistencën e një fushe forcash të padukshme dhe grimcave nënatomike që përshkojnë të gjitha gjërat, duke vepruar për t'u dhënë formë yjeve, planetëve dhe madje edhe njerëzve në teorinë e fizikës kuantike.

Edhe Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan Futboll 5 d. më parë Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan

"Kurrë nuk e prisja që kjo të ndodhte në jetën time. Do t'i kërkoj familjes sime të vendosë shampanjë në frigorifer për t'u freskuar", pati thënë Higgs në vitin 2012 kur teoria e tij u vërtetua.