Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Girls Trip” si komedi që thyen paragjykimet

Derisa industria e filmit ngadalë po kalon në diçka që i ngjason një peizazhi të barabartë, gratë mbesin tejet të nënvlerësuara. Vitin e kaluar, protagonistet femra arritën të ngjiten më së larti, por prapë janë vetëm 29 për qind të 100 top-filmave.

Hitet e fundit si “Beauty and the Beast” dhe “Wonder Woman” kanë dëshmuar se audienca është e etur për një fushë të lojës që është në nivel, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por kjo pabarazi s’çon peshë në krahasim me mungesën e filmave që në qendër kanë gratë afro-amerikane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të këtij viti, suksesi i arkës filmike me 230 milionë dollarë dhe tre nominime për “Oscar”, “Hidden Figures”, portretizim i rrallë i grave afrikano-amerikane në histori, shërbyen si thirrje për zgjim dhe më shumë si përkujtim i nevojës dhe përfitimit të sjelljes së storieve të tilla.

Lansimi i “Girls Trip”, film i cili më shumë është konvencional në shumë forma, është si kali me një bri në këtë kohë vere. Komedia e lansuar në mbarë botën që fokusohet në katër afro-amerikane në të 40-at, është e pazakontë, por kjo shpikje e këndshme për turmën meriton të lërë përshtypje të mëdha që të ecë përpara, megjithëse veç ka shënuar sukses.

Ryan (Regina Hall) i ka të gjitha, ose të paktën këtë e thotë titulli i librit të saj bestseller, por jetës së saj të lumtur me burrin e saj Stewart (Mike Colter) i mungon diçka: miket e jetës prej të cilave gradualisht është larguar. Kur një mundësi pune e dërgon në New Orleans për vikend, ajo vendos që të takohet me to.

Aty është Sasha (Queen Latifah), blogere e thashethemeve të yjeve, ueb-sajti i së cilës është duke dështuar; Lisas (Jada Pinkett Smith) jeta si nënë e vetme i ka krijuar mungesë në dashuri; dhe Dina (Tiffany Haddish) e cila është e pavetëdijshme për problemet që i krijon rreth vetes.

Këto katër gra, secila me qëllime të ndryshme, i bashkon nevoja që për disa net të jenë të lira. Kështu testojnë shoqërinë dhe jetët e tyre. Me këtë film, i cili vjen menjëherë pas “Rough Night” dhe pak para “A Bad Moms Christmas” dhe “Fun Mom Dinner”, duket se përfundimisht është viti kur Hollywoodi e ka mësuar pas “Bridesmaids” se gratë duhet të argëtohen po aq shumë sa burrat në ekran... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.