Kulturë

Gatime shqiptare nga Violeta Myftari

Violeta Myftari i gatuan dhe i fotografon vetë këto ushqime të shijshme.

Ajo e ka mishëruar pasionin për fotografinë dhe gatimin. Falë përvojës si librare e fotografe, ajo ndan me audiencën recetat e saj nëpërmjet platformës “Gatime shqiptare”.

Një prej specialiteteve të saj janë sarmat. Ajo shpjegon procesin e konservimit të gjetheve të rrushit për sarma.

Krahas shumë gatimeve tradicionale, ushqim i preferuar i Violetës janë edhe pastat të cilat i përgatit vetë në tërësi.

Violeta Myftari beson se një fotografi e bukur është njësoj si një gatim i shijshëm, që mund të shijohet por asnjëherë nuk mund të interpretohet me fjalë. Recetat e saj së shpejti do t’i përmbledhë në libër.