Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gashi e pranon se në Bienalen e Venecias kishte zyrtarë më shumë se që duhej

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pranuar se në Bienalen e Venecias ka pasur më shumë zyrtarë se që duhej të merrnin pjesë.

Në “Puls” të KTV-së ai ka thënë se në këtë Bienale s’kanë qenë 20 zyrtarë të ministrisë që udhëheq, por e ka pranuar se dy zyrtarë mund të kenë qenë më tepër se që ishte dashur.

Koha Ditore ditë më parë raportoi se “familja” e MKRS-së në herën e katërt të Kosovës në Bienale kishte arritur në 20 vetë, që për udhëtim dhe akomodim shtetit i kushtoi 25 mijë euro. Gati çerek milioni euro ishte kostoja e prezantimit të vendit në këtë ngjarje botërore.

Ministria e Kulturës me 20 zyrtarë në Bienalen e Venecias

Gashi ka ndarë pjesëmarrësit duke thënë se të gjithë të ftuarit kishin marrë ftesë nga komisioneri, që ishte Galeria Kombëtare.

Edhe Ministria e Kulturës me 20 zyrtarë në Bienalen e Venecias Kulturë Ministria e Kulturës me 20 zyrtarë në Bienalen e Venecias

“Galeria ka një këshill prej gjashtë anëtarësh që ishin pjesë e grupit punues. Numri i delegacionit me mua ishte 7 apo 8. Por e theksoj se nga këta 3 apo 4 ishin të angazhuar me protokollin që e zhvilluan në ditën e hapjes. Ndoshta janë më shumë se që është dashur, por pasi ishte ngjarje e madhe ku ishte paralajmëruar pjesëmarrja e drejtorit të përgjithshëm, ishte në interes tonin, duke e ditur se ai nuk viziton çdo pavijon”, ka deklaruar Gashi. “Por e ritheksoj se për të gjithë pjesëmarrësit në Bienale ka vendosur komisionerja e ngarkuar për ta bërë ndër pavijonet më të suksesshme. Nja dy zyrtarë ishin më tepër se që ishte dashur, por të gjithë tjerët ishin pjesë e projektit për të cilën kanë vendosur artistët”.

Sa i përket buxhetit, Gashi ka thënë se më shumë se 140 mijë euro nga çerekmilioni i shpenzuar për këtë projekt, u ndanë për qeranë.