Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gaqo Çako, tenori që la gjurmë të pashlyeshme

Për tri dekada me radhë, Gaqo Çako me zërin e tij të fuqishëm e të ëmbël dha kontribut të madh për skenën operistike, por edhe atë muzikore në përgjithësi në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

I cilësuar krenari e kombit, tenor legjendar e yll i operës shqiptare, Çako la prapa vetes një karrierë të bujshme. Ai vdiq në mbrëmjen e së mërkurës në moshën 83–vjeçare.

Çako, pas kthimit në vendlindje nga Moska në vitin 1961 kur kreu studimet e larta në konservatorin “P.I. Tchaikowsky”, u emërua tenor i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit. Gjatë 30 vjetëve të aktiviteteve të tij duke u bërë tenori kryesor i TOB-it, ka realizuar me sukses shumë role kryesore të literaturës operistike. Ai ka interpretuar në realizimet e operave të njohura botërore si “Traviata”, “La Boheme”, “Rigoletto”, “Norma”, e të tjera, e po ashtu edhe në operat shqiptare si “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit etj.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)