Loïc Chauvin flet shqip. Historinë e Shqipërisë e di goxha mirë. E ka zbuluar nëpërmjet fotografive. Është autor i tre librave me fotografi të fototekës së famshme “Marubi” në Shkodër, bashkë me Christian Raby.
Si specialist i fotografisë shqiptare është prezantuar në ekspozitën e hapur në kryeqytet. E kuruar prej Chauvin, ekspozita shkriu në një vend rrëfimet për dy vende: Shqipërinë e Francën.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Chauvin ka folur sesi ka rënë në gjurmë të shqiptarëve, çfarë ka mësuar për ta gjatë hulumtimit të tij. Po ashtu ka ndarë detaje për fotografitë e “Studio Alix”, që ka në arkivin e vet rreth 400 mijë fotografi – një pjesë e të cilave u ekspozua në kryeqytet, ku ai ka qëndruar me ftesë të Ambasadës franceze.
Në Shqipërinë e viteve ‘80
Chauvin kthehet prapa në kohë për të rrëfyer sesi i kishte shkrepur mendja ta vizitonte Shqipërinë e viteve’80./E. Berisha
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Agjencia Telegrafike me ekspozitë shpalos historinë e lajmit shqiptar
-
“Antologjia e fotografisë shqiptare” për dokumentimin e historisë së imazhit
-
“Prapa perdes” në Shqipërinë bardhezi midis izolimit dhe transicionit
-
Rikthehet teknika 170-vjeçare e maestros së fotografisë, Pietro Marubi
-
Monique Roussel de Fontanès – studiuesja e zellshme e veshjeve shqiptare