Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fotoreporteri që ia shpalos botës lidhjen e Kosovës me SHBA-në

Klinton Bajgora, 13-vjeçar, është pagëzuar në nderim të Bill Clintonit.

Në një fotografi të shkrepur nga fotoreporteri spanjoll, ai pozon i ulur mes prindërve e familjarëve në shtëpinë e tij në Podujevë.

Në sfond të fotografisë, dallohet fotografia e presidentit amerikan, që kishte udhëhequr SHBA-në, bash në kohën e luftës së fundit në Kosovë. Imazhi i familjes së Klintonit, është dëshmi e lidhjes së fuqishme mes kosovarëve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Koha Ditore.

Fotoreporteri César Dezfuli i lindur në Madrid të Spanjës, i kishte vënë vetes mision ta dokumentojë këtë lidhje.

Një seri e fotografive që ka realizuar përgjatë viteve të fundit, flet në emër të kësaj. Një flamur i madh amerikan, me slogane falënderuese për Clintonin më 2008 ishte pikturuar në një mur në qytetin e Gjilanit. Edhe ky imazh është pjesë e foto-esesë së Dezfulit, që kohëve të fundit është publikuar në media me nam. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Dezfuli rrëfen sesi kishte zënë fill kjo ide... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)