Kulturë

Fotografia e ish-ushtarit të UÇK-së rikthehet për 28 Nëntor

Portreteve të heronjve kombëtarë artisti Petrit Markaj u ka dhënë kolorit.

Ka ardhur nga Franca për ta hapur ekspozitën me të cilën në qytetin e Prizrenit do ta festojë 28 Nëntorin.

Në mesin e punimeve të kësaj ekspozite është edhe piktura që përmbledh portretin e një ish-ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografia ikonike ishte shkrepur në nëntorin e vitit 1998 dhe lotët në fytyrën e Xhafer Kadirit shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy miqve të tij komandantë.

Thotë se heronjtë i ka pikturuar ashtu siç i sheh ai. Duke iu bindur karakterit të tyre, disa i ka pikturuar më ngadalë e disa më shpejt.

Meqë 28 Nëntori është data e lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Markaj e ka imagjinuar atë si 65-vjeçar.

Portreti i ish-ushtarit të UÇK-së, Xhafer Kadiri, do të vendoset në ankand dhe të ardhurat e mbledhura do t’i dhurohen vetë atij.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor në kinemanë “Lumbardhi”, në Prizren.