Kulturë

Fotografi që dokumentoi jetën pa ngjyra në Somali

Edhe prej një makine në lëvizje, gati se kalimthi, mund të dokumentohet jeta në varfëri të skajshme. Në vija të ballit, në rrudhat e fytyrës apo në një buzëqeshje naive fëmijërore, bartet një realitet ndryshe në një vend të largët.

Me gati një mijë fotografi të shkrepura në Somali, artisti kosovar Avni Pantina, e ka përthekuar përditshmërinë e somalezëve.

Në vjeshtën e vitit 2015, kur vendi me popullsi shumicë myslimane po festonte Bajramin, ai qe gjendur në një grup vullnetarësh që po shpërndanin ndihma nga Turqia, shkruan Koha Ditore.

Artisti që Somalinë e kishte njohur veç nëpërmjet filmave e dokumentarëve që shpërfaqin vështirësitë e një vendi në konflikt, ka tre vjet që e ka bërë udhëtimin që do t’ia ndërronte krejtësisht kahun karrierës së tij.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Pantina në detaje e përshkruan eksperiencën e tij në Somali – një pjesë e së cilës e përmbledhur në ekspozitë u pasqyrua në galerinë “Qafa” në Prishtinë – tek flet edhe për pasionin e për fuqinë e fotografisë... (Më gjerësisht lexoni shkrimin e plotë në Koha Ditore)