E bukura nuk është inspirimi i vetëm për artistët.
Përmes artit adresohen çështje e probleme të ndryshme.
Gjatë edicionit të parë, rezidenca e artit “Infrared” solli qasje të ndryshme artistike, përmes së cilave u adresuan përfshirja sociale, të drejtat e njeriut dhe çështjet e komunitetit.
Por, edicioni i dytë i “Infrared-it” do të zhvillohet rreth temave që kanë të bëjnë me çështje emergjente të ambientit, raporton KOHA.
Thirrja për t’u bërë pjesë e rezidencës “Infrared” është e hapur për të gjithë artistët.
Pas përfundimit të kësaj rezidence, 8 artistët e përzgjedhur do të kenë rastin ta prezantojnë punën e tyre në një ekspozitë kolektive.
Edhe
Artistët ftohen në “Rezidenca 17” për emergjencat e ambientit
Pjesë e edicionit të dytë të “Infrared”-it mund të bëhen të gjithë artistët deri në moshën 30-vjeçare.
Thirrja e rezidencës së artit “Infrared” do të jetë në dispozicion të artistëve deri më 20 maj.