Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Flautisti për të cilin muzika bashkon tinguj hyjnorë

Mario Mesany ishte pesë vjeç kur nisi të luante në violinë. Tre vjet më vonë ai e provoi veten në fyell, por sot është flautist i njohur. 

“Jam rritur në një ambient i shoqëruar nga muzika. Babai im ishte muzikant, ai këndonte dhe performonte në organo”, thotë flautist çek Mesany. 

Madje, ai është shkëputur shumë nga ditët e tij shkollore. Sot thotë se për të ato kujtime kanë humbur pak nga pak ngjyrën. Studimet i ka përfunduar në Konservatoriumin e Pragës në drejtimin e pedagogut Jan Riedelbauch. 

Ndërsa për nivelet e mëparshme të shkollimit thotë se e ka të vështirë të përgjigjet me saktësi. Krahas studimeve performonte edhe për Orkestrën Simfonike të Radios Çeke për pesë vjet, shkruan sot Koha Ditore.

“E kisha kaluar procedurën e përzgjedhjes si performues i orkestrës së Radios Çeke para se të nisja studimet në moshën 25- vjeçare”, rrëfen ai. 

Mesany vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, nën drejtimin e profesor František Čech dhe diplomoi në vitin 1993. Filloi karrierën e tij në Orkestrën Simfonike të Radios në Pragë më 1987, në fillim si pikolist dhe pastaj nga viti 1997 si soloflautist. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm