Mentor Latifi nga Gjilani ushtron profesionin e dentistit një pjesë të madhe të ditës.
E, puna e dentistit prej 14 vjetësh është vetëm njëri prej profesioneve që ka Mentori.
Ai ka edhe një pasion të cilin e quan profesion të dytë.
Me të mbaruar punë në ordinancën mjekësore, niset drejt në shtëpi, aty ku merret me muzikë.
Edhe pse talenti nuk i mungoi asnjëherë në krijimtari e muzikë, të ardhurat ishin ndër arsyet që e shtynë Mentorin të studionte për Stomatologji.
Ai thotë se amaneti i të atit bëri që të mos e anashkalonte asnjëherë punën në muzikë.
Harmonika është ajo që e plotëson ndonëse di të luajë me shumë instrumente muzikore.
Zgjedhja e dy profesioneve krejtësisht të kundërta njëra nga tjetra, kishte befasuar shumë persona.
Dëshirën për muzikë e ka trashëguar edhe djali i tij 10-vjeçar, Fisi, talenti i të cilit tashmë ka filluar të vihet në pah, e sidomos me instrumentin e pianos.