Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filmi kult që meriton njohje më të madhe

Në vitin 1968, “The Beatles” hipën në nëndetësen e verdhë dhe lundruan në detin e gjelbër – të paktën në ekran – në një animacion të dizajnuar për të përmbushur kontratën që kishin me “United Artists”.

Krejt kjo, pa shumë përpjekje nga ana e tyre. Do të mundë të fundosej pa gjurmë, një kinematografi e pazakontë në epokën e fuqisë së lules, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por “Yellow Submarine” është bërë një kult klasik i fortë.

Nëndetësja e verdhë mund të gjendet në të gjitha llojet e mallrave, prej çorapeve dhe qeseve të çajit deri tek “Lego” dhe loja “Monopoly”. Ekzistojnë thashetheme se madje filmi është një prej të preferuarve të mbretëreshës. “Yellow Submarine” po ashtu është bërë film i preferuar për fëmijët. “Filmi funksionon për të gjitha gjeneratat”, kishte thënë George Harrison.

Muzika e “The Beatles”, që në mënyrë natyrale është bërë kolonë zanore e këtij filmi britanik, gjithmonë ka pasur kuptim për të gjithë brezat - por skenari i filmit mund të funksionojë në disa nivele. Shumë kohë para “Pixar”, ky film i shkurtër e qesharak nën regji të George Dunning me mjeshtri arriti që ta bëjë të shikueshëm për fëmijët, por edhe për prindërit e tyre.

Unë jam rritur me të, për shkak se prindërit e mi kanë qenë ‘hippie’ dhe si adhurues i “VHS” duhet ta kem parë atë 100 herë tashmë. Po ashtu e kam pasur një DVD të filmit sa isha student dhe – pasi që e kam parë versionin e ri të restauruar në kinema – mund ta konfirmoj se në 50-vjetor po plaket shumë mirë.

Për ata që nuk e dinë, filmi sjell rrëfimin – ashtu siç është – të Pepperland, një vend paqësor i mbushur me kopshte dhe 80 mijë gjuhë nën det. Por që kopshti është pushtuar nga “Bule Meanies”, të cilët nuk mund t’i durojnë muzikën, bukurinë apo lumturinë dhe banorët e këtij vendi i kthejnë në gurë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)