Lorena Sopi u lind në Prishtinë më 12.12.1997. Ka studiuar regjinë e filmit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës (klasa e prof. Emin Halilit).
Tani është studente e regjisë dhe produksionit në Toronto Film School – Kanada.
Lorena është shquar me filmat e shkurtër “Mona”, “‘Përjetësisht fëmijë’, “Rreze” etj.
Filmat e saj kanë qenë pjesë e më shumë se 50 festivaleve ndërkombëtare dhe kanë fituar më shumë se tridhjetë çmime kinematografike. Ajo tani është në post-produksionin e filmit të radhës me titull “Schaurfilm”.
Personazh i kësaj jave në rubrikën “7 shkronjat” është Lorena Sopi.
Leoni.
Është dashuria e jetës sime. Vëllai im i vetëm. Ai që më ka motivuar për të marrë rrugën e kurbetit. Të shkoj në skaj të botës për të siguruar ardhmërinë. Leoni vetëm emrin e ka të fortë – Luan. Por zemrën e ka mal me dashuri. Ai shpërndan dashuri si vetë Perëndia. Ai është frymëzimi im. Muza ime në art e në jetë. Sepse arti në esencë është veç emocion – dashuri. Është bota e madhe që na mungon. Bota që nuk njeh kohë as kufij. Bota e dashurisë. Kurse jeta i rri opozitë - përplot dhe - mbje dhe me shumë pak momente lumturie... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)