Prishtinë, 30 mars - Filmi “Home”, i regjisores More Raça, do të marrë pjesë në Florida Film Festival në 21-30 prill, festivali kualifikues për Çmimin Oskar.
‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. Ai është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Home”, premierën botërore e dha në edicionin e 24-të të festivalit “Raindance Film Festival”, transmeton KultPlus. Rreth filmit shkroi një analizë edhe portali ‘The Critical Critic’ duke e cilësuar ‘Home’ si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët e vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.Në festivalin Idyllwild International Festival of Cinema, i mbajtur në janar 2017 në Kaliforni ai u nderua me çmimin Best Featurette.