Filmi "Derë e hapur" me regji të Florenc Papas është përzgjedhur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të prezantuar Shqipërinë në edicionin e 93-të në Oscar (prill 2021).
Filmi "Open door” (Derë e hapur) ka në qendër historinë e dy motrave, të cilat do të nisin një udhëtim.
Një nga vajzat është shtatzënë edhe e pamartuar. Bashkë me motrën e saj të madhe përpiqen të gjejnë një burrë për t'u shtirur si bashkëshorti i saj, përpara se të takohen me babanë strikt e tradicional.
Në "Derë e hapur" të Papas, luajnë artistët: Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj...
Filmi “Derë e hapur” me producent Eno Milkanin është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, edhe është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.
Filmat artistikë që konkurruan ishin “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas, “Vera pa kthim” regjia Besnik Bisha dhe “Takim në ajër” regjia Ardit Sadiku. Komisioni i përbërë nga; Eduart Makri, Esat Musliu, Bujar Alimani, Ndriçim Xhepa, Agron Domi dhe Genc Përmeti, përzgjodhën që filmi të konkurrojë në edicioni 93 “International Feature Film Award”/Shqiptarja.
-
Filmi “Derë e hapur” përfaqëson Shqipërinë në “International Sofia Film Fest”
-
Filmi shqiptar “Open door” vlerësohet me dy çmime në edicionin e 21-të të Festivalit Europian të Filmit
-
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
-
Shqipëria synon “Oscar” me rrëfimin e kaosit të ‘97-s, mbështetur nga Kosova
-
Shqipëria në kërkim të filmit kandidat për “Oscar”