Ditët e fundit të dhjetorit, veçohen me organizime të shumta dhe atmosferë festive.
E tillë, atmosfera ishte edhe në një nga ngjarjet kryesore të fundvitit në Koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Kosovës, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Me një repertor të veçantë dhe të pasur me vepra botërore të Rosinit, Mocartit, Shtrausit, Puqinit, Verdit e të tjera, ky koncert erdhi nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të njohur indonezian, Noorman Widjaja.
Ajo që binte në sy më së shumti tek ai, ishte energjia që solli në skenë.
70-vjeçari indonezian u shkri me orkestrën dhe solistët kosovarë, duke na dhuruar një shfaqje që do të mbetet në mendjet e adhuruesve të operës.
Edhe
“Cosimo and the Hot Coals” në zhvendosje me jazz dhe një episod arbëresh
Përveç talentit dhe pasionit për muzikë, ai tregon se sekreti i energjisë që ai e transmeton në skenë qëndron te praktikimi i arteve marciale.
“Kam filluar të praktikoj artet marciale kur kam qenë vetëm 4 vjeç. Praktikoj Yoga dhe Tai Chi, ku çdo lëvizje ka filozofinë e vet. Artet marciale të ndihmojnë të pastrosh mendjen dhe trupin. Ne dëgjojmë shumë lajme negative në lagjet ku jetojmë, shohim gjëra shumë negative, në televizion shohim luftëra e shumë gjëra të këqija që ndodhin nëpër botë”, ka thënë Widjaja.
“Këtë mëngjes në vendin tim, në Indonezi ndodhi një cunami që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve. Cunami ndodhi gjatë një koncerti, të gjithë pjesëmarrësit vdiqën së bashku me muzikantët. Kur i dëgjon këto gjëra, në mëngjes zgjohesh me negativitet, gjë që duhet ta ndryshojmë, duhet të pastrohemi nga mendimet negative, sepse nga to vijnë të gjitha sëmundjet. Unë këtë e kam arritur me arte marciale”, shoti ai.
“Njerëzit habiten me forcën dhe energjinë time. Praktikimi i përditshëm i Tai Chi-së më ka mundësuar që të mos ndihem kurrë i lodhur e as i sëmurë”, ka treguar dirigjenti dhe kompozitori indonezian.
Maestro Widjaja performoi në Prishtinë për herë të tretë, ndërsa shprehet me shumë dashuri për vendin tonë.
Edhe
“Kohë, fjalë, ëndrra” harmonizohen në kor si lojë e jetës dinamike
“Në Kosovë më rikthen kultura, mentaliteti dhe njerëzit që i dua kaq shumë… janë njerëz shumë të dashur, e dua këtë vend”, tha ai.
Pas dy performancave brenda një nate, dirigjenti indonezian e quajti bashkëpunimin me Filarmoninë e Kosovës nder dhe kënaqësi.
Në këtë mbrëmje, nuk munguan as zërat më të bukur e më të dalluar shqiptar.
Armando performoi Figaron para publikut kosovar, duket u futur komplet në rol, gjë që e veçoi performancën e tij.
Në këtë shfaqje, u dallua edhe zëri më i ri në Filarmoninë e Kosovës, Granit Musliu.
Edhe
“Mother Earth” si alarm me yllin botëror lë mesazh në kaos
Pas sukseseve të vitit që po lëmë pas, gjatë vitit 2019, Filarmoninë e Kosovës e presin edhe më shumë angazhime.
Për shkak të numrit të lartë të të interesuarve për pjesëmarrje, këtë vit Filarmonia e Kosovës na dhuroi dy performance brenda të dielës, në orën 17:00 dhe 20:00, gjë që rezultoi me sallën e mbushur plot, por edhe të qindra të tjerë jashtë saj, në pamundësi për të gjetur një vend në sallën e kuqe, e cila në mungesë të ndonjë salle të mirëfilltë, është shndërruar në folenë e Filarmonisë së Kosovës.