Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia e Kosovës kremton 20-vjetorin me koncert, pavarësisht mungesës së buxhetit

Foto: Arben Llapashtica

Këtë vit është 20 vjetori i institucionit më të lartë të muzikës klasike në Republikën e Kosovës, Filarmonisë së Kosovës.

Të dielën, ky institucion, fillon edhe kalendarin e tij për vitin 2020 me koncertin e orientuar nga dirigjenti i njohur, fitues i çmimit Grammy, Maxim Vengerov.

Dirigjenti Vengerov ka qenë ambasador i vullnetit të mirë për Unicefin dhe ka qenë në Kosovë në vitin ’99, që të punojë me fëmijë, menjëherë pas luftës, raporton emisioni “Express” i KTV-së.

Në mesin e fëmijëve ka qenë edhe Visar Kuçi, i cili tash është koncert mjeshtër i Filarmonisë.

Të gjitha biletat për koncertin e së dielës janë shpërndarë tanimë dhe për këtë, drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, në Express të KTV-së, tha është mbresëlënës interesimi i qytetarëve për të përcjellë ngjarjen.

Edhe Filarmonia e Kosovës akordohet për Vengerovin, biletat shpërndahen për katër orë Kulturë Filarmonia e Kosovës akordohet për Vengerovin, biletat shpërndahen për katër orë

Gjithashtu, Jashari tregoi se mungesa e buxhetit dhe shtyrja e formimit të qeverisë mund edhe të bëjë që ndonjë nga ngjarjet e planifikuara për vitin 2020 të anulohet.

Po ashtu, ai foli edhe lidhur me planin për ndarjen e ministrisë së Kulturës, çka e konsideron absurd, në një situatë kur edhe kultura si ministri ka mjaft probleme brenda vetes.