Festivali “Verdi Parma” e ka pasur njëfarë ekzistence të përgjumshme në Parma për më shumë se 18 vjet. Por tani kërkon vëmendje. Ku tjetër mund të shihni opera të Verdit për katër ditë, që janë aq të rralla saqë më e famshmja prej tyre është “Attila”?
Duke qenë pjesë e teatrit “Teatro Regio di Parma”, festivali – që ndodhet në zemër të regjionit verior italian ku Verdi ishte rritur dhe qe rikthyer për ta ndërtuar një vilë pasi bëri famë e pasuri – u shfaqet specialistëve pa qenë fare abstrakt. Dhe si një shenjë triumfi, u emërua festivali më i mirë i vitit nga “International Opera Awards”.
Dy nga produksionet e këtij viti, “Le Trouvère” dhe versioni origjinal i “Macbethit” janë pjesë të veprave të mirënjohura që performohen rrallë.
Edhe “Un Giorno di Regno”, opera komike e Verdit, që dikur qe debatuar si një turpërim për kompozitorin e “Falstaff”, më nuk është aq e errët sa ishte... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)