Kulturë

Festivali “Odessa Classics” mbijeton në Bonn

Këtë verë artistë të shumtë nga e gjithë bota kishin planifikuar të bënin pelegrinazh në qytetin ukrainas për festivalin veror të “Odessa Classics”. Por pushtimi rus i Ukrainës e ka detyruar festivalin të zhvendoset në Talin, Estoni dhe Selanik, Greqi, gjatë majit dhe qershorit. Për violinistin yll dhe artistin në rezidencë Daniel Hope, programi duhet të vazhdojë. Si president i “Beethoven-Haus” në Bonnn, ai bashkinicioi projektin “Shpresë për Paqe”, një seri prej shtatë koncertesh përfitimi që do të zhvillohen në “Beethoven-Haus” nga 5 korriku deri më 23 gusht

Qyteti i quajtur perlë e Detit të Zi, ka qenë një kryeqytet i rëndësishëm kulturor ndër shekuj. Përveç Teatrit Akademik Kombëtar të Operës dhe Baletit, që si ndërtesë i takon stilit neo-barok të qytetit dhe orkestrës së tij të njohur filharmonike, trashëgimia e famshme muzikore e Odesës ka pianistin virtuoz Svyatoslav Richter dhe violinistët David Oistrakh dhe Natan Milstein.

Këtë verë artistë të shumtë nga e gjithë bota kishin planifikuar të bënin pelegrinazh në qytetin ukrainas për festivalin veror të “Odessa Classics”. Por pushtimi rus i Ukrainës e ka detyruar festivalin të zhvendoset në Talin, Estoni dhe Selanik, Greqi, gjatë majit dhe qershorit.

Për violinistin yll dhe artistin në rezidencë Daniel Hope, programi duhet të vazhdojë. Si president i “Beethoven-Haus” në Bonnn, ai bashkinicioi projektin “Shpresë për Paqe”, një seri prej shtatë koncertesh përfitimi që do të zhvillohen në “Beethoven-Haus” nga 5 korriku deri më 23 gusht.

“Për shumë vjet kam luajtur në festivalin e mrekullueshëm të muzikës “Odessa Classics”, një vend që simbolizon lidhjen midis Evropës dhe Azisë”, ka thënë ai për rëndësinë e festivalit. Mentori i Hopes, violinisti Zakhar Bron, u trajnua gjithashtu në Odesa.

Artistët e njohur ndërkombëtarisht që kanë performuar tashmë në Odesa ose kishin planifikuar të performonin këtë verë do të interpretojnë në Bonnn, përfshirë violinistët Michael Barenboim dhe Pinchas Zukerman dhe baritonin Thomas Hampson. Daniel Hope gjithashtu do të performojë së bashku me muzikantët ukrainas.

Seria e koncerteve u konceptua gjithashtu nga pianisti yll ukrainas Alexey Botvinov, themeluesi dhe drejtori artistik i festivalit “Odessa Classics”.

“Unë besoj se seria e koncerteve në Bonnn nuk është vetëm një simbol i madh i solidaritetit me Ukrainën, por edhe një projekt kulturor shumë emocionues dhe i shumanshëm”, ka thënë ai.

Duke nënvizuar rëndësinë e ngjarjes gjatë pushtimit aktual rus, ai kujton se si u themelua Festivali në përgjigje të marrjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014, e vendosur afër Odesës në Detin e Zi.

“Ne themeluam ‘Odessa Classics’ si një festival evropian për një qytet evropian, i cili ishte dhe mbetet Odesa jonë”, ka thënë Botvinov. “Kjo ishte përgjigjja jonë ndaj aneksimit të Krimesë më 2014”.

Botvinov, i konsideruar si ndër interpretuesit më të mirë të veprave të kompozitorit Sergei Rachmaninoff, tani është larguar nga Ukraina së bashku me familjen e tij.

“Si shumë muzikantë ukrainas, unë u detyrova të largohesha nga atdheu im për shkak të agresionit të tmerrshëm rus kundër vendit tim”, ka thënë ai. “Përpiqem të bëj sa më shumë që mundem si artist dhe të shfrytëzoj çdo mundësi koncerti për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për padrejtësinë që po ndodh aktualisht në Ukrainë”.

Drejtori i Shtëpisë dhe Arkivit të Beethovenit, Malte Boecker, është një tjetër bashkiniciator i serisë së koncerteve të “Odessa Classics” në Bonnn.

“Ne e kuptojmë rëndësinë simbolike që ka si qytet kulturor në Ukrainë”, ka thënë Boecker për Odesën.

“Ne mund ta bëjmë të qartë se një dimension i këtij konflikti është edhe mirëkuptimi kulturor”, shtoi ai. “Nëse një festival i tërë heshtet atje, ne kemi përgjegjësinë t'u tregojmë artistëve një perspektivë”. Përveç programit të ndihmës emergjente të nisur tashmë në fillim të marsit si pjesë e projektit “Shpresa për Paqe”, “Beethoven-Haus” po ofron strehim për refugjatët.

“Në këtë mënyrë duam t’ua mundësojmë artistëve refugjatë të vazhdojnë punën artistike apo akademike në Bonnn dhe të realizojnë projekte që ndërtojnë ura kulturore”, ka thënë Boecker. Midis të pranishmëve është edhe Anastasia Verveiko, një regjisore e re teatri nga Luhansk që u largua nga Kievi.

“Këto kohë jashtëzakonisht të vështira po formojnë identitetin e Ukrainës”, ka thënë 25-vjeçarja. “Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj rezistence” duke shtuar se ukrainasit kanë mbrojtur gjithashtu Evropën dhe "vlerat e tyre të përbashkëta”.

“Mundësia për të vazhduar jetën dhe zhvillimin e kulturës sonë, edhe këtu, në Bonn është pjesë e kësaj lufte”, shtoi ajo. Pianisti Alexey Botvinov gjithashtu ka zënë vend në Bonn.

“Shpresojmë kaq shumë që një ditë do të takohemi sërish në Odesën e bukur”, ka thënë Botvinov . “Për fat të keq nuk do të jetë e mundur përsëri kaq shpejt. Tani detyra jonë është të ruajmë kulturën tonë në një vend tjetër”.

Folegj: Artistët e njohur ndërkombëtarisht që kanë performuar tashmë në Odesa ose kishin planifikuar të performonin këtë verë do të interpretojnë në Bonnn, përfshirë violinistët Michael Barenboim dhe Pinchas Zukerman dhe baritonin Thomas Hampson. Daniel Hope gjithashtu do të performojë së bashku me muzikantët ukrainas