Aventurat e dy ushtarëve, një artisti të shëmtuar, por me lojë të jashtëzakonshme dhe të një ish-kontabilisti në Francën e vitit 1919, kanë hapur edicionin e 18-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, të premten mbrëma në “Cineplexx” në Prishtinë.
Filmi “Au Revoir là – haut” (Mirupafshim atje lart) me regji të Albert Dupontel, një prodhim kinematografik i vitit të kaluar ishte veç një intro e Festivalit që për 11 ditë do të ofrojë 15 filma në pesë qendra të Kosovës.
Përderisa edicioni i sivjetmë ka në fokus Luftën e Parë Botërore në 100-vjetorin e përfundimit të saj, pjesë e programit janë edhe katër filma kosovarë.
Më mesditën e së premtes, tetë orë para ceremoninë së hapjes, në një konferencë për media, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se Festivali është një prej atyre më të vjetërve dhe më aktivi në Kosovë. Për të kjo ngjarje e përvitshme është një simbol i fortë që bashkon Francën me Kosovën.
Për filmin që ka hapur këtë edicion, ai ka thënë se ka marrë mirënjohjen më të lartë në kinemanë franceze, çmimin “Cezar” për realizimin më të mirë. Chabert ka thënë se këtë vit programi i Festivalit do të jetë më i dendur se zakonisht. Përderisa ka folur për Luftën e Parë Botërore ka thënë ajo nuk është një temë e lehtë për fëmijët, por për ata do të jepet një film i animuar./ Shaban Maxharraj
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sot nis ‘Java e filmit Frankofon’ me temë `Lufta e Parë Botërore`
-
Festivali i Filmit Frankofon me “Pa vend” hapet për sport në kinema
-
Festivali i Filmit Frankofon ndez projektorët për “Dashuri gjithmonë”
-
“Festivali i Filmit Frankofon” sjell botën e komedisë
-
“Javët e Frankofonisë” me aktivitete që promovojnë paqe e demokraci