Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“FemArt” bashkon artistet për aktivizëm

Artiste e aktiviste nga vendi e bota do të jenë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit “FemArt”, që shtrihet në mbi 40 aktivitete në të cilat gërshetohen mediume të shumta arti.

Shfaqje teatrale, dans-teatër, stand-up komedi, koncerte, ekspozita, diskutime e punëtori janë disa nga ato që ofron edicioni i pestë i festivalit, të cilit organizatorët i referohen si më i madhi feminist në Ballkan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“FemArt”, i organizuar nga qendra për art dhe komunitet “Artpolis” nis të enjten dhe për shtatë ditë do të ofrojë aktivitete falas për publikun në Prishtinë dhe në Mitrovicë veriore. “Patrembur” është motoja e këtij edicioni. Mes emrave të njohur të botës së artit e aktivizmit që do të vijnë në kryeqytet nga 25 deri më 31 të këtij muaji, e ftuar speciale është Farah Siraj, e cila do të sjellë jazz-spiritual me motive flamenco dhe arabe

Panelet e diskutimet, sikurse edhe punëtoritë do të trajtojnë tema të ndryshme, përfshirë shëndetin riprodhues dhe seksual të grave e vajzave, artin si inspirim për teknologjinë, sfidat e komunitetit LGBTQI në rajon, rolin e avokatit të popullit në avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, gratë që e bëjnë dallimin në sport e të tjera.

Mes të tjerësh, “FemArt” është përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe nga Komuna e Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.