Shkrimtari i shquar shqiptar Fatos Kongoli është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, i diagnostikuar me "CA - rectum".
Për sëmundjen e shkrimtarit dhe nevojën për t'i dhënë gjak, ka njoftuar botuesi i tij Fatmir Toçi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, raporton KTV.
Ai ka shkruar se gjatë dy muajve të fundit Kongoli u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në aparatin tretës në deuden.
Fatos Kongoli është një nga shkrimtarët më të vlerësuar shqiptar bashkëkohor. Autor i 15 librave, ku përveç një vëllimi me tregime dhe një libri gjysmë-autobiografik i cilësuar nga autori në nëntitull si "Pothuajse roman për vetëveten", të tjerët janë romane.
Kongoli u bë i njohur fillimisht me romanin "I humburi", i pari në një seri prej pesë romanesh që ai e ka quajtur "Burgjet e kujtesës".
Kryevepra e tij rëndom mbahet romani "Lëkura e qenit". Fatos Kongoli është 74 vjeç.
Edhe
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Në vitin 2011 mori çmimin “Rexhai Surroi” për romanin “Iluzione në sirtar”.
Për romanet e tij ai është nderuar me shumë çmime si "Pena e artë", "Velia", "Ballkanika", si dhe është fitues i Çmimit francez "Kalorës i Legjionit të Nderit".
-
ZKA: Në 24 raste Fondi i Sigurimeve Shëndetësore lëshoi fletëzotime pa u përmbushur kriteret
-
Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë
-
Shërimi i pacientëve me Ebolë sjell momente gëzimi në epiqendrën e shpërthimit të epidemisë
-
Rastet e shërimeve nga Ebola sjellin shenja shprese në Kongo