Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fatos Arapi, njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë

Fatos Arapi është pa dyshim njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë. Bashkë me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin e disa poetë të tjerë, ai ndikoi dukshëm që poezia shqipe të dilte nga kthetrat e skematizmit, në të cilin kishte rënë para daljes së këtij brezi në skenë, shkruan sot Koha Ditore.

“Vendlindja zakonisht përcakton identitetin e poetit” - ka thënë një kritik polak në parathënien e librit me poezi të zgjedhura të Fatos Arapit të botuar në polonisht. Fatos Arapi lindi në Vlorë, buzë detit, dhe imazhin e qytetit të lindjes, Vlorës mesdhetare, por edhe historike, si dhe të detit të magjishëm, e mori me vete kudo që shkoi, deri në fund të jetës. Jo vetëm sfondi i përgjithshëm, por edhe hollësitë artistike të poezisë së tij mbështeten mbi natyrën dhe atmosferën bregdetare. Ajo ndihet kudo në vargjet e tij: në ngjyra, tinguj, ritme e aroma. Dhe bëhet metaforë e vetë jetës.

Liria dhe atdheu, Shqipëria, tok me kryeqytetin e saj, Tiranën, janë po ashtu lajtmotive të poezisë së këtij poeti. Fatosi këndon për lirinë e vrarë dhe atdheun nën diktaturë, por edhe për Kosovën e robëruar, jo me patos retorik, por përmes imazhesh, paradoksesh e parabolash të fuqishme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm