Jazz-kitaristi kosovar, Faton Macula, i cili karrierën e vet po e bën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ngjitet edhe në një skenë të rëndësishme amerikane.
Ai do të interpretojë në ngjarjen që prestigjiozja amerikane “The New York Times”, e ka përshkruar si festivalin më multikulturor në SHBA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në “Afropunk Festival”, muzikanti nga Kosova do ta ndajë skenën me këngëtaren amerikane Amalia Watty. Të dy do të interpretojnë në “Afropunk...” në mbrëmjen e 27 të këtij muaji.
“Afropunk Festival” është festival vjetor që feston dhe unifikon shtyllat kulturore të afropunkit, nëpërmjet muzikës, filmit dhe artit. Festivali i përvitshëm e ka pasur debutimin në “Brooklyn Academy of Music” në Brookly të New York-ut më 2005, dhe që prej atëherë është zgjeruar nëpër shtete të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Faton Macula me performancë në kanalin e njohur amerikan
-
Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
-
Dua Lipa në duet me Chris Stapleton, befasojnë të pranishmit në "ACM Awards"
-
Mahmood me paraqitjen në “Sunny Hill” synon që ta rrisë muzikën e tij në nivel ndërkombëtar
-
Dua Lipa, në skenën amerikane me ngjyrat e flamurit të Kosovës