Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Familjet katolike shqiptare në Shkup” – pasqyrë identitare

Në mënyrë të sistemuar dhe të argumentuar, lexuesve i ofrohet një shëtitje nëpër kohë, duke prezantuar një numër të familjesh shqiptare katolike.

Nëpërmjet dokumenteve, fotografive dhe dëshmive, autorët Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko kanë mëtuar që të vënë në pah kontributin dhe sfidat me të cilat shqiptarët katolikë janë përballur ndër vite, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mesin e tyre hynë Shën Nënë Tereza, kompozitori i njohur Lorenc Antoni e shumë të tjerë. Në rreth 500 faqe libri dokumentues “Familjet katolike shqiptare në Shkup” (dokumente, fotografi dhe dëshmi – I), sjell disa shtylla kryesore me synimin që të vërë në pah një pjesë të rëndësishme për kontributin e këtyre familjeve. Por trajtimi dhe gjendja ku ata janë sot është krejt ndryshe me atë të shumë viteve më parë.

Image

Ky libër, i botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, u promovua të dielën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe si i tillë vjen në shqip dhe anglisht. Me këtë rast u shënua edhe 108-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, ku përveç librit u hap edhe ekspozita me titull “Jeta përmes kujtimeve” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)