Së paku pesë mjeshtër të orëve kanë mësuar se si bëhet kjo punë nga Sahit Durguti. Të pestët janë bijtë e tij, e katër prej tyre vazhdojnë të merren me këtë zeje. Ferati është njëri ndër ta. Përveç zanatit, ai ka trashëguar më së shumti nga nami i të atit, meqë e zhvillon këtë aktivitet në vendin e njëjtë ku punonte edhe babai i tij.
Ai ishte autodidakt. Nisi në fillimin e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar që të punojë si orëndreqës, në vendlindje, Rahovec, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyqani i vogël në qendër të këtij qyteti është një lloj minimuzeu i orëve. Në mure janë të vendosura orë, njëra prej të cilave ka një histori të veçantë. Serbët e kishin vjedhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në ofensivën e ’98-s në Rahovec. E pronarit do t’i kthehej krejt rastësisht 17 vjet pas. Dhjetëra orë xhepi janë të ekspozuara në një dollap i mbuluar me xham, e shumë prej tyre më shumë se 100 vjet të vjetra.
Ora që iu rikthye pas 17 vjetësh
I qetë e ngadalë, Ferat Durguti kthehet prapa në kohë, derisa me dorën e djathtë thërret për ta orientuar shikimin te një orë muri.
“A e sheh këtë orë, është shumë interesant historia e saj”, thotë Durguti, si paralajmërim për një rrëfim që duket si film.
“Është orë ose e Zvicrës ose e Gjermanisë. Baba im ka qenë ushtar më duket në vitin 1932, dhe e ka sjellë këtë orë nga Zagrebi i Kroacisë”, thotë ai.
Por historia e orës është e lidhur me serbët.
“Para luftës në Kosovë ka pasë ardhur një burrë nga Beogradi, pat hyrë në dyqan dhe e shikonte orën. Unë i them: ‘Urdhno, si mund të të ndihmoj’. Nuk fliste njëherë. Dikur më tha: ‘Sa e ka çmimin kjo orë?’ I thashë që nuk është në shitje. Më tha se do ta paguante 1 mijë marka. Ishte bërë operacion prej zemrës, dhe më tha se po do që t’ia bëjë dhuratë doktorit të tij. Nuk pranova ta shes, se e kisha shenjë të babës”, rrëfen Durguti.
Por lufta do të ishte shkatërruese, ndër të tjera, edhe për dyqanin e familjes Durguti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)