Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Exil”, kandidat për “Golden Globes 2021”

“Exil” i regjisorit Visar Morina premierën botërore e pati në fillim të vitit 2020 në festivalin e filmit “Sundance” në SHBA dhe atë evropiane në shkurt në “Berlinale”

Filmi “Exil” i Visar Morinës është kandidat për t’u nominuar për çmimet “Golden Globes” ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës të martën.

Më 2020, “Exil” pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale për të fituar në vonë Zemrën e Sarajevës, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës. Në tetor, filmi i Morinës u zgjodh si propozim i Kosovës për “Oscars”.

“Golden Globes” sivjet mbahen më 28 shkurt.

Në një artikull të “Golden Globes” regjisori parafrazohet duke thënë se filmi është autobiografik për kohën kur ai si fëmijë migroi në Gjermani. Në film bëhet fjalë për Xhaferin, një inxhinier farmacist, që vë në pikëpyetje mendjen e tij gjersa përballet me diskriminimin për shkaqe etnike.

Nominimet për “Golden Globes” caktohen nga dhjetëra gazetarë që si pjesë e jurisë zgjedhin deri në pesë nominime për çdo kategori, me renditjen nga 1 deri në 5. Deri në fund, asnjë nga anëtarët e jurisë nuk e di se cilat janë nominimet zyrtare.

Artikuj të ngjashëm