Dy herë i ka përmendur vizat “Evropiani i Vitit” në falënderimin e shkurtër për çmimin e përvitshëm të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Laureati Jeton Neziraj u ka dalë në krah artistëve kosovarë, të cilët shpesh ndihen të poshtëruar prej mënyrës së trajtimit nga ana e disa ambasadave evropiane kur aplikojnë për vizë. Dramaturgu Neziraj është shpërblyer në Ditën e Evropës për “promovimin e vlerave dhe ideve evropiane në Kosovë”, shkruan sot Koha Ditore.
Neziraj, i cili në ditën e ndarjes së çmimit ishte në Shtutgart, ku është shfaqur drama e tij, “Peer Gynti nga Kosova”, ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së që t’u hapen dyert artistëve kosovarë për të shpalosur punën e tyre përtej shtetit të vetëm të izoluar të Evropës.
“E kur jemi te vizat, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’u bëj thirrje ambasadave të huaja në Prishtinë që për vizat e artistëve të kenë qasje më pozitive, më lehtësuese, më të ndjeshme dhe më njerëzore”, ka thënë Neziraj në letrën e falënderimit, duke kërkuar falje që vetë nuk ishte i pranishëm në ceremoni. “Ashtu, siç shumica e zyrtarëve të këtyre ambasadave zotohen dhe thonë se po angazhohen, kur i takojmë në ceremonitë e pritjet e tyre”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kultura ende pa paratë e shtetit, shkas edhe mungesa e buxhetit
- BE-ja t’ia japë shansin Kosovës - pa status kandidati dyert janë të mbyllura
-
Kosova pushon në Ditën e Evropës, mbetet larg statusit të vendit kandidat