Për punën e kontributin e tij gjysmëshekullor në studimin, mbledhjen e promovimin e muzikës folklorike shqipe, etnomuzikologu Rexhep Munishi të premten në Ministrinë e Kulturës është nderuar me çmimin për veprimtari jetësore, “Niketë Dardani”, shkruan sot Koha Ditore.
Pasi ka falënderuar ata që e kanë propozuar, Munishi ka thënë se gjatë gjithë këtyre viteve është përpjekur ta hulumtojë trashëgiminë etnomuzikore shqiptare, ta evidentojë e analizojë dhe ta studiojë në mënyrë që edhe ta afirmojë në qarqe joshqiptare. “Nuk thuhet kot se gjuha dhe muzika janë segmentet identifikuese të një kombi.
të lumtë ata të cilët profesion zgjedhin etnomuzikologjinë”, ka thënë Munishi, pasi ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ia ka dorëzuar plaketën e çmimit, që shoqërohet me shpërblimin prej 5 mijë eurosh.
Pikërisht krejt këto kanë qenë pikat për të cilat është vlerësuar Munishi, nga juria e përbërë prej akademik Zeqirja Ballata, dirigjenti e kompozitori Baki Jashari e kompozitorja Dafina Zeqiri.
Akademik Ballata pasi ka lexuar biografinë e Munishit (74) ka thënë se ai për “gati pesë dekada është ngritur në një etnomuzikolog të njohur në Kosovë e më gjerë, me punë të pandërprerë dhe me të arritura me rëndësi kombëtare, duke pasuruar e ngritur thellimin e diturive prej etnomuzikologu”./Dardane Goranci
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rexhep Munishi, laureat i çmimit për muzikë “Niketë Dardani”
-
Rafet Rudi nderohet me çmimin “Niketë Dardani” si krijues i veçantë muzikor
-
MKRS-ja shpall laureatët e çmimeve vjetore në muzikë
-
Kompozitori Koci fiton çmimin “Niketë Dardani”
-
“Libri im i kujtimeve” – thesar për muzikën si rezistencë e jetë