Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në konkursin e këtij viti.
Juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: Isa Qosja - regjisor, Giovanni Robbiano - ekspert i skenarit, Jozko Rutar - producent, Blerta Zeqiri - regjisore, Doruntina Basha - skenariste, Florent Mehmeti - regjisor, dhe Ilir Gjocaj - skenarist.
Kurse juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të shkurtë artistik, animacion, dokumentar, postproduksion, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: Visare Aliu - skenariste, Jahi Jahiu - dramaturg, Arbnesha Grabovci Nixha - aktore, Ilir Ajdini - dramaturg, Ilir Bokshi - regjisor, Mentor Haliti - dramaturg, si dhe Trimor Dhomi - kompozitor.
67 projekte filmike në kategori të ndryshme kanë aplikuar këtë vit për mbështetje.

-
Qendra Kinematografike e Kosovës në pritje të projekteve filmike
-
Qendra Kinematografike mbështet 26 projekte filmike
-
QKK shpall 7 projektet e metrazhit të gjatë që i mbështet
-
Përkrahje nga shteti për 48 filma, buxheti prek dymilionëshin
-
Afati shtesë rrit numrin e projekteve filmike prej 11 në 126 për 1.2 milion euro