Në ish-Jugosllavinë e vitit 1955, Lubjana, Shkupi, Beogradi e Zagrebi kishin ekspozuar veprat e Henry Moore.
Shumica prej tyre ishin të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Paraqitej Stacioni i trenit në Londër, kur ishte bombarduar nga forcat gjermane.
Njerëzit e strukur zënë vend nëpër punimet goxha pesimiste të artistit të njohur më shumë për skulptura monumentale gjysmabstrakte prej bronzi, shkruan Koha Ditore.
Por Liridon Gashi, piktor nga Suhareka, ka punuar shumë skica nga Stacioni i trenit në Pejë. Objekti i gurtë i stacionit rrethohet me vagonë trenash të dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë.
Përderisa, Moore (1898 - 1986) – 86 vepra të të cilit janë ekspozuar në mars të vitit 2014 edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës – gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte marrë me njerëzit nëpër Stacion të trenit, piktori i ri, Gashi, në “Trenin e fundit”, shpërfaq vagonët... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)