Shtatë dorëshkrime të papublikuara më parë të Pjetër Bogdanit, janë nxjerrë nga arkivi i Venedikut për t’u ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë.
Shkrimet e autorit të parë origjinal të letërsisë shqiptare janë zbuluar nga hulumtuesi Bejtullah Destani, ndërsa këto dokumente konsiderohen se plotësojnë koleksionin e dijës albanologjike.
Dorëshkrimet e prezantuara janë mbijetesë e kulturës shqiptare, u tha në shënimin e 330-vjetorit të vdekjes së Bogdanit.
Ekspozita “Cuneus”, përbëhet nga botimet e arkivit të Bibliotekës Kombëtare që janë shkruar për krijimtarinë e Pjetër Bogdanit.
Ekspozita me dorëshkrimet e Bogdanit do të jetë e hapur deri më pesëmbëdhjetë janar në Bibliotekën Kombëtare.
Artikuj të ngjashëm