Një kondicioner qëndron varur në murin pjesa më e madhe e të cilit është rrënuar. E kjo në shtëpinë e parë në rrugën “Mehmet Kaçuri”, nga pjesa e sipërme. Është shenja e parë që dëshmon ndërhyrjet moderne në lagjen e vjetër të Prishtinës.
Nëpër teposhtën që merr rruga për të dalë te argjendarët, ka edhe shembuj të tjerë kësisoj.
Kjo është rruga që Komuna e Prishtinës e ka zgjedhur si model për ta rikthyer një pjesë të qytetit të dikurshëm. Po quhet “Rruga Model”. I ka ndarë për të 200 mijë euro, të cilat natyrisht nuk do të mjaftojnë për të konservuar e për të kthyer aq sa është e mundshme “Prishtinën e Vjetër”. Banorët janë skeptikë e paksa në hamendje për gjithë atë që do të ndodhë. Janë në pritje.
Diku rreth 100 metra është gjatësia e kësaj rruge, në të cilën ndodhen 18 ndërtesa. Tri prej tyre janë monumente të kulturës, të mbrojtura me ligj, në mënyrë të posaçme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
“Rruga Model” për rikthimin e Prishtinës së vjetër
-
“Rruga model” për rikthimin e Prishtinës së Vjetër mbetet në letër
-
Komuna ndan 200 mijë euro për të “Rrugën Model”, synohet ndihma nga donatorët
-
“Rruga model” për Qendrën Historike në kryeqytet merr formë me projekt
-
Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A