Prej thirrjes për të zbardhur fatin e të zhdukurve në luftë e deri tek pasojat e politikëbërjes, Kosova dhe vendet e rajonit shpalosin problemet në hapësira të ndryshme. Zhvendosja e politikës në Venecia kësaj radhe nuk bëhet nëpërmjet atyre që marrin vendime, por në një tjetër plan: atë të artit.
Dikush më zëshëm e dikush më zbehtë, shtetet ballkanike kanë sjellë kryesisht të kaluarën në edicionin e 57-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në ishujt e Venecias. Në hapësirën ekspozuese “Arsenale”, artistët u japin zë problemeve të trashëguara, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAshtu sikurse në retorikën e jetës së përditshme, Serbia mban një distancë me fqinjët. Pavijoni i këtij shteti gjendet në “Giardini”. Ka trashëguar hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Të gdhendura në mur, shkronjat e mëdha duken si relikt që kumtojnë se aty dikur përfaqësoheshin gjashtë republikat e dy krahinat në krye të së cilave qëndronte Josip Broz Tito. Me shkronja ngjyrë ari, Serbia ka shkruar edhe emrin e shtetit që sivjet në ngjarjen më të madhe të artit bashkëkohor në botë përfaqësohet nga tre artistë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.