Me një të sharë e shfryn mllefin kur sheh një qen të ngordhur brenda mullirit. Trupi i dekompozuar tregon se ka kohë që ka ngordhur. Mbase ka kërkuar strehë nga dimri i fortë i këtij viti, e s’ka mundur të dalë më prej aty.
Është mulliri që njihet si i familjes së gjerë Bislimovite, i kësaj pjese të Gashëve të Mramorit. Sot janë rreth 30 familje të kësaj mëhalle, shkruan sot Koha Ditore.
“Mulliri është i përbashkët, e i kërkujt në veçanti. Ai nuk ndahet. Po kërkujt nuk po i duhet e s’e kemi çel moti”, thotë 59-vjeçari Ismail Gashi, në një ditë paksa të freskët të fillimprillit, sa për të justifikuar “prezencën” e qenit të ngordhur brenda këtij objekti me nam.
E namin e tij e tregojnë edhe rrëfimet e njerëzve që kanë kaluar andej në historinë e tij prej më shumë se një shekulli.
Lavdinë e ka edhe kur u shërbeu rreth 15 mijë refugjatëve, që në luftën e fundit në Kosovë kishin mbipopulluar fshatin jo fort të largët të malësisë së Prishtinës....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mulliri rreth 500-vjeçar ende funksional në Prizren
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Dyshohet se një person ka hyrë në Liqenin e Batllavës dhe më nuk ka dalë
-
Gashi: Kosova aktualisht s’ka nevojë për xhandarmëri
-
"Nëse flemë, ata na kafshojnë" - Brejtësit mbushin kampet e banorëve të zhvendosur të Gazës