Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy shqiptarë hapin ekspozitë për ditëlindjen e 50-të të qytetit Opfikon në Zvicër

“50-të” është ekspozita e dy artistëve shqiptarë, Visar Kryesiu dhe Qëndresa Sadriu, e cila është hapur dje në kuadër të shënimit të 50-të vjetorit të qytetit të Opfikonit në Zvicër.

Artisti Visar Kryeziu ka treguar që kjo ekspozitë e fotografisë është një ëndërr tjetër për të e realizuar.

“Ekspozita e fotografisë për nderë të 50-vjetorit të Komunës Opfikon, është një ëndërr tjetër e realizuar për mua. Më pëlqen të kontribuoj në vendin në të cilin jetoj, duke filluar nga rrethi ku jetoj. Fotot i kam realizuar me dëshire sepse takova njerëz të ndryshëm që më kanë ofruar edhe më shumë me qytetin”, tregoi artisti për KultPlus.

Ekspozita jo rastësisht është titulluar 50-të, dhe të gjitha fotografitë që kanë realizuar artistët janë portrete të personave që jetojnë që 50 vite në Opfikon, janë të moshës 50-vjeçare, e kështu me radhë. Pra gjithçka që ka të bëjë me numrin 50-të.

Ky manifestim është shënuar me plot ngjarje kulturore, duke përfshirë koncerte, shfaqje teatrale, film të metrazhit të shkurtër, ekspozita…

Edhe Kosova midis jetës dhe vdekjes “pikturohet” në Tiranë Kulturë Kosova midis jetës dhe vdekjes “pikturohet” në Tiranë

Ekspozita përfshinë 50-të fotografi me 50-të portrete të njerëzve të Opfikon, të cilët, ndërlidhen me këtë qytet por edhe me numrin 50-të ndërsa fotografitë do të vendosen nëpër rrugët e Opfikon, të cilat po ashtu do të qëndrojnë për 50 ditë.

{gallery}