Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy sekonda plagjiat dhe dy dekada në gjykatë

“Nëse jeni kompozitor i mirë, ju vidhni vjedhje të mira”, ka thënë kompozitori e dirigjenti amerikan Leonard Bernstein. Duke iu referuar përvetësimit të materialit muzikor nga një kompozitor tek tjetri, Bernstein ka nënkuptuar se kompozitorët “e mirë” të muzikës serioze ishin shumë më kreativë me atë që ata “vidhnin”.

Është gjë e zakonshme në secilin zhanër muzikor që meloditë, progresionet harmonike dhe ritmet karakteristike të ndërrojnë nëpër duar – shpeshherë pa leje. Në të vërtetë, çështja e së drejtës së pronësisë intelektuale në muzikë ka zënë vend në gjykata me dekada të tëra, me implikimet financiare që rriten edhe më shumë çdo herë.

Një proces gjyqësor që ka të bëjë me pronësinë intelektuale është rasti që vazhdon, ndërmjet bendit gjerman të muzikës elektronike “Kraftwerk” dhe rap-artistit Moses Pelham: dy sekonda të muzikës të hequra nga singli “Metal auf Metall” të Kraftwerkut, janë vënë në këngën “Nur mir”, në të cilën Pelham është producent për vokalisten Sabrina Setlur... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)