Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy pleqtë 2 shekullorë të Janjevës, në syrin e Arben Llapashticës

Janjeva, një qytezë shumë e veçantë e Kosovës, e ka bërë për vete një prej fotografëve dhe kameramanëve më në zë në vend.

Arben Llapashtica është shumë i pasionuar pas kësaj qyteze dhe brenda muajit nuk e lë pa e vizituar së paku 2 herë.

Gjatë ditës së sotme, Llapashtica e kishte vizituar Janjevën për herë të parë për këtë muaj, dhe kishte rastisur në dy personazhe shumë të veçanta – një plak dhe një plakë me rrudha që tregojnë sa moshën e tyre, ashtu edhe jetën e tyre të vështirë.

Fotografi Llapashtica thotë se Janjeva, pas Novobërdës, është vendi i dytë që e viziton më së shpeshti.

“Arsyeja pse e frekuentoj këtë vend është sepse është shumë atraktiv. Një qytezë e varfër, por shumë atraktive për foto dhe video. Ky vend më jep ndjenjën sikur të mos jetë në Kosovë”, thotë Llapashtica për Koha.net.

Edhe “Dostat e Janjevës” me fotografi thur rrëfimin për qytezën e jetën Kulturë “Dostat e Janjevës” me fotografi thur rrëfimin për qytezën e jetën

Ai thotë se komuniteti shqiptar është shumicë në këtë qytezë, por takon edhe vizitorë kroatë, të cilët dikur ishin në numër goxha të madh në këtë vend, e tani pothuajse e kanë braktisur.

“Ata ishin zanatli. Nëpër shtëpitë e tyre ende shihen produktet e plastikës të cilat i përpunonin gjatë viteve të 90-ta”, shton më tej fotografi e kameramani Arben Llapashtica, që punon në Kohavision.

Thotë se ajo që i lë shumë përshtypje në këtë vend janë shtëpitë, siç thotë ai, “të ndërtuara me marifet e tani të braktisura, pothuajse të gjitha”.

Fron Gashi, i moshuari 85 vjeçar nga Peshteri i Lipjanit, që tani jeton në Janjevë, në një bisedë me Llapashticën, ka kujtuar gjallërinë që kishte kjo qytezë, që tani pothuajse është e braktisur.

Llapashtica ka takuar edhe një të moshuar tjetër, Jana Geçeviqin, e komunitetit kroat, e cila thotë të jetë rreth të 90-ave, dhe, siç shihet edhe në foto, duhanin nuk e ndal kurrë, pavarësisht moshës. Të njëjtën, Llapashtica e kishte fotografuar edhe një muaj më parë, dhe thotë se ajo që e befason në këtë qytezë është se të gjithë shprehen të gatshëm të fotografohen. 

Edhe “Dostat e Janjevës” dialog imazhesh me shkrepjet që i ndan dekada Kulturë “Dostat e Janjevës” dialog imazhesh me shkrepjet që i ndan dekada

Ai thotë se tashmë është bërë si banor i kësaj qyteze pasi atë e njohin pothuajse i gjithë komuniteti që jeton atje.

{gallery}